Prattipati i shkon në zyrë Ramës, e uron për mandatin e ri
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, sot ka pritur zëvendesshefen e misionit të Ambasadës së SHBA-së, në Kosovë, Anu Prattipati.
Prattipati ka uruar Ramën për mandatin e ri, derisa i ka premtuar mbështetje e bashkëpunim.
Statusi i tij i plotë:
Bashkëpunimi i ngushtë dhe i qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit, stabilitetit dhe vizionit afatgjatë të kryeqytetit.
Sot, në Odën e kryeqytetit, pata kënaqësinë të mirëprisja Anu Prattipatin, zëvendësshefe e misionit në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, e cila më përcolli urimet për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Prishtinën dhe zhvillimin e saj të gjithanshëm.
Ky partneritet përfaqëson shumë më tepër sesa bashkëpunim institucional, ai është një aleancë vlerash, e ndërtuar mbi demokracinë, besimin reciprok dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen.



