Presidenti ia plasë zemrat serbëve: Nuk e tërheqim njohjen e Kosovës, ne do të luajmë një miqësore në futboll me ta (Foto)
Presidenti i Liberisë, Geroge Weah ka demantuar mediat serbe që raportonin që ky shtet do ta tërheq njohjen e Kosovës
Geroge Weah që në të kaluarën e tij ka qenë futbollist i njohur, e madje edhe fitues i ‘Topit të Artë’ tani është President i shtetit të Liberisë, shkruan Periskopi.
Kohëve të fundit flitej se Liberia do ta tërheq njohjen e Kosovës, por tani Geroge Weah e ka demantuar lajmin e mediave serbe.
Për më shumë Weah ka shprehur dëshirën që të zhvillohet edhe një miqësore në futboll ndërmjet Kosovës dhe Liberisë.
Këtë e ka zbuluar Behgjet Pacolli me anë të një postimi në Facebook ku shkruan:
“Weah, i cili ka qenë dikur edhe fitues i Topit të artë të Evropës sa ka qenë lojtar i Milanit, u shpreh i gatshëm që bashkë me ekipin kombëtar të Liberisë të zhvillojë një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Presidenti Weah i cili është edhe mik i vjetër i imi, pranoi me kënaqësi ftesën për të vizituar Republikën e Kosovës,”. /Periskopi/




