‘Prej shqiptarit as foto s’bon me qitë n’Instagram’ – ylli i Kombëtares së Kosovës fyen komentuesin në nacionalitet
Arbër Zeneli duket se e ka shndrruar në debat nacionalitetesh mendimin personal të një komentuesi në Instagram, shkruan Periskopi.
Në një foto që ka publikuar ylli i Kombëtares së Kosovës në Instagram së fundmi, një komentues ka shkruar (shkrimi pa ndërhyrje): ”Zdi a mendon si une veq mashum se lojtaret e kosoves has një shteti ma shum nuk reklamohen ma mire esht me punue ma shum e ma pak reklamim qysh esht kosova tu lujt esht katastrof.”
E këtë koment nuk e ka marrë aspak si qëndrim personal të një personi Zeneli, i cili e ka kthyer në debat nacionalitetesh duke përmendur kombësinë shqiptare të komentuesit.
Ai këtë koment e ka bërë ‘screenshot’ dhe pastaj e ka postuar në InstaStory, ku ka shkruar: ”Hahahaha prej shqiptarit as foto sbon me qit n’instagram.”
Në rregull Arbër… nuk e besojmë se fakti që është shqiptar komentuesi ka të bëjë diçka me qëndrimin e tij personal dhe lirinë e shprehjes, por ok. /Periskopi.com/




