Prej xhamisë në restorant, kërkesat e çuditshme të VV’së për zgjedhje

Prej xhamisë në restorant, kërkesat e çuditshme të VV’së për zgjedhje

Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa nuk e ka lejuar votimin nëpër kafene e restorante, por edhe ambiente fetare.

Pas ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paneli ka konstatuar se kjo është shkelje e ligjit, raporton Periskopi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjtën e kaluar, me insistimin e anëtarëve të VV-së, Sami Kurteshi e Alban Krasniqi, kishte miratuar propozimin e Ministrisë së Jashtme, që vazhdon të qëndrojë në krye Donika Gërvalla, që votimi jashtë vendit të mos bëhej vetëm në përfaqësitë diplomatike.

Gjë që u konstatua e kundërligjshme.

Kujtojmë që nuk është hera e parë që nga Lëvizja Vetëvendosje hyjnë në ujëra të tilla.

Në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, MPJD kishte propozuar që në Nju Jork të ShBA-së si qendër e votimit të shndërrohet edhe një xhami.

Gërvalla i pati kërkuar kryetarit të KQZ-së miratimin e hapësirave të misioneve diplomatike dhe posteve konsullore për organizimin e votimit jashtë Kosovë.

Në ato vende ku hapësirat e misionve tona janë të vogla për të ofruar mundësinë e votimit për të gjithë qytetarët e asaj zone me të drejtë vote, është e nevojshme që urgjentisht të shqyrtojmë hapësirat shtesë për votim jashtë vendit, pra përfshirjen në qendrat e votimit të hapësirave të shfrytëzuara nga përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore, në përputhje me standardet më të mira“, thuhet në letrën që Gërvalla ia kishte nisur Radoniqit më 27 nëntor të vitit të kaluar.

Screenshot

Por edhe kjo u pat hedh poshtë, pasi që ishte në shkelje të plotë të Kushtetutës së Kosovës (nenit 139) dhe e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme./Periskopi/

Ekskluzive: PZAP rrëzon vendimin e paligjshëm të KQZ-së për votimin jashtë përfaqësive diplomatike në restorante

Video: Radoniqi kishte kthyer votimin për vendimin e paligjshëm për organizim të votimit jashtë përfaqësive diplomatike në restorante

I emëruari i Vjosa Osmanit, gjyqtari Kreshnik Radoniqi me ‘vetëdije’ po shkel rregulloret dhe ligjet e KQZ`së

Shpërndaje në: