Prekazi ende me gjurmë lufte, gjendet një mjet i pashpërthyer
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një mjet i pa shpërthyer në fshatin Prekaz i poshtëm në Skenderaj.
Njjë persona në fshatin Prekaz i poshtëm të Skenderajt, ka raportuar se derisa ka qenë duke i ruajtur bagëtitë në një fushë ka hasur në tri predha të pa shpërthyera.
Njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së kanë tërhequr mjetet e dyshuara nga vendi i ngjarjes.



