Premier League ndryshon rregulloren e kartonëve

Premier League ndryshon rregulloren e kartonëve

Futbolli anglez ka aplikuar ndryshime në rregulloren për pezullimet pasi tani do të duhen 10 kartonë të verdhë për një lojtar që të marrë një ndeshje dënim deri në 2 prill.

Risia, e cila nis të aplikohet nga gjyqtarët dhe disiplina ka lehtësuar disi menaxherët e kampionatit anglez. Të ashtuquajturit ndëshkime të pahijshme në Angli kanë penalizuar jo pak ekipet në përballje vendimtare, në një kampionat ku loja e fortë është prezente dhe nuk ndalet shpesh, transmeton TCH.

Nëse një futbollist në Angli do të marrë 20 kartonë të verdhë në harkun e një sezoni, do të duhet të paraqitet përpara një komisioni disiplinor, çka në këtë rast do të ishte rast aspak i zakonshëm.

Kështu ata që heqin fanellat, që godasin topin prej zemërimit apo që vonojnë shpesh lojën, do të kenë një arsye më shumë për ta bërë këtë.

 

Shpërndaje në: