Premier Liga bindshëm më e mirë se Serie A dhe La Liga për të drejtat televizive

Premier Liga bindshëm më e mirë se Serie A dhe La Liga për të drejtat televizive

Shumë shumë prapa Premier Ligës kanë mbetur ligat e tjera të forta të futbollit evropjan, si Serie A dhe La Liga. Dhe ka tendencë që vit pas viti, distanca në vijimësi të rritet.

Për herë të parë, Real Madrid dhe Barcelona nuk janë në majë të listës që përfitojnë më së shumti nga këto të drejta. Vendi i parë tashmë i është marrë nga Manchester United. Ndërkohë që Arsenal, klubi nga Londra që po përballet me telashe kohët e fundit, është në vendin e katërt. Pra, Real Madridi dhe Barcelona janë në vendin e dytë, dhe të tretë respektivisht – përcjell Periskopi.

Klubet nga Premier Liga do të marrin hiç më pak se 2,27 milardë nga këto të drejta. Ndërkohë që, klubet nga Serie A, dikur liga më e mirë në botë, do të përfitojnë jo më shumë se 1 miliardë.

Imagjinoni, Southampton nga Premier Ligë, fiton 123 milionë, ndërkohë që Juventus, kampioni i Serie A-së dhe finalisti i Ligës së Kampionëve vitin e kaluar, do t’i fitojë vetëm 119.

Në 20-shen e parë të Evropës janë 16 klube nga Premier Liga e Anglisë ndërkohë që katër të tjerat janë Inter, Juventus dhe të përmendurat Real Madrid e Barcelona.

Ku është Bayern Munchen? Askund në top 20-she. Kjo e reflekton më së miri dobësinë e ligës gjermane kur vjen fjala te prodhimi i luftërave për titullin e Kampionit.

Kjo gjë e tregon më së miri rëndësinë e humbur të emrave të mëdhenj në të mirë të një gare të shëndoshë sportive.

Shpërndaje në: