Premier Liga si asnjëherë më parë, fitojnë të gjithë favoritët
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e mesjavës në Premier Ligë, ku kanë munguar befasitë.
Kjo pasi të gjithë favoritët kanë dalë fitues nga ndeshjet respektive.
Chelsea fitoi ndaj rivalit londinez Tottenham me rezultat 2-0, duke u këndellur pas disa incidenteve që ndodh në vikend. Pedro dhe autogoli qesharak i Trippier vendosën fatin e ndeshjes.
Liverpool dhe Manchester City vazhduan garën për titull. ‘Të Kuqtë’ demoluan Watfordin 5-0, me golat e Sadio Mane 2x, Virgil Van Dijk 2x dhe Divock Origi.
✌️? pic.twitter.com/65fA9UddMU
— Liverpool FC (@LFC) February 27, 2019
‘Qytetarët’ fituan me vështirësi ndaj West Ham me rezultat minimal, falë penalltisë së shënuar nga Kun Aguero.
Edhe Manchester United dhe Arsenal arritën fitore, duke e bërë garën për top-katërsh edhe më interesante.
‘Djajtë e Kuq’ fituan me rezultat 1-3 me dy golat e Lukakut dhe një të Young, kurse Arsenali shkatërroi Bournemouthin 5-1.
Mesut Ozil, Mkhitaryan, Kosceliny, Aubameyang dhe Lacazette ishin në listën e realizatorëve në këtë ndeshje.
Më poshtë mund të shihni renditjen tabelare, e cila është mjaft atraktive në Premier Ligë. /Periskopi/




