Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i bashkoj copat e partisë

Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i bashkoj copat e partisë

Zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, u diskutuan edhe sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova, me Avdullah Hotin, i cili është pretendent për ta drejtuar këtë subjekt politik.

Hoti në Klan Kosova tha se beson se do të arrijë të kthejë edhe ata që janë larguar nga LDK-ja.

“Aty janë të gjithë, por nuk janë si me thënë në mënyrë funksionale duke bashkëvepruar për të prodhuar një rezultat në këtë drejtim”, deklaroi Hoti.

Më 31 janar, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm, ku pritet të shihet nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta drejtojë partinë që u formua 23 dhjetorin e 1989-tës.

Shpërndaje në: