Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për kryeministër të Kosovës
Kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka njoftuar se i ka dorëzuar presidentes Vjosa Osmani, proporizmin për caktimin e Albin Kurtit për kryeministër.
Postimi:
E nderuar që, në cilësinë time si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i dorëzoj Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e z. Albin Kurti si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re.
Faleminderit qytetarëve për besimin!
Qeveria Kurti 3



