Presidentët ulen për kafe: Jahjagës ‘ia merr mendtë’ Vjosa Osmani, lë maskën në vend të papërshtatshëm

Presidentët ulen për kafe: Jahjagës ‘ia merr mendtë’ Vjosa Osmani, lë maskën në vend të papërshtatshëm

Pasi bënë homazhe te shtatorja e Ibrahim Rugovës, presidentja me tre ish presidentët e Kosovës duket se janë ulur për të pirë kafe.

Ndërkohë, vërehet një gjest paksa i shëmtuar nga ish presidentja Atifete Jahjaga e cila e ka vënë maskën anti-Covid në ulëse dhe e cila pa dyshim se do t’i përlyhet me lloj lloj mikrobesh.

Kjo fotografi nuk është ndarë me lexuesit për shkak se nuk duam të inkurajojmë sjelljen e keqe në raport me pandeminë.  Maska preferohet të mbahet e vendosur në qafë edhe në ambientet e kafenesë, derisa preferoeht që të lihet në një vend të pastër në rast se personi kërkon ta vendos sërish.

Ish presidentët po shënojnë “Ditën e Presidentit” për të cilën fatmirësisht nuk ka ditë pushimi zyrtare.

Në foton e shkrepur shihen të katërt presidentët me disponim mjaft të mirë. Në ndërkohë, ish presidenti Hashim Thaçi me ish u.d. presidentin Jakup Krasniqin ndodhen në Hagë. /Periskopi

Shpërndaje në: