Presidenti amerikan Trump flet me astronautët e Artemis II: Ju po bëni historinë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka telefonuar dhe përgëzuar astronautët e Artemis II që po fluturojnë rreth Hënës për krijimin e “historisë”, duke u thënë atyre se ata “e kanë bërë të gjithë Amerikën me të vërtetë krenare, jashtëzakonisht krenare”.
“Ju jeni vërtet pionierë të ditëve të sotme – të gjithë ju”, ka deklaruar Trump, përpara se të niste një intervistë miqësore me tre amerikanët dhe një kanadez që janë në një mision historik 10-ditor rreth satelitit natyror të Tokës.
“Keni shumë guxim duke bërë atë që po bëni”, tha Trump, duke lëvduar fluturimin e parë hënor të NASA-s në më shumë se 50 vjet.
“Amerika do të jetë e pakrahasueshme në hapësirë ” ka shtuar Trump.



