Presidenti i Atleticos: Nuk kam marrë ofertë nga United për Griezmann

Presidenti i Atleticos: Nuk kam marrë ofertë nga United për Griezmann

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo këmbëngul se nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete nga Manchester United për të transferuar Antoine Griezmann.

“Komentet e tij nuk më befasojnë. Ai pyetet gjithmonë për këtë temë. Mendoj se ai është lodhur duke u pyetur vazhdimisht për këtë. Situata është se ai është lojtar i joni dhe ka kontratë me ne për tri ose katër vite më shumë. Ai kurrë s’më ka thënë që dëshiron të largohet. Nuk ka pasur asnjë kontakt nga Manchester United. Për momentin, asnjë ekip nuk ka ofruar ndonjë pagesë të klauzolës. Dhe, unë nuk mendoj se dikush do të arrijë ta paguajë klauzolën e tij”, u shpreh ai.

Kujtojmë që kontrata e Griezmann me Atleticon përfundon në verën e vitit 2021

Shpërndaje në: