Presidenti i Arsenalit reagon pas largimit të Arsene Wenger

Presidenti i Arsenalit reagon pas largimit të Arsene Wenger

Stan Kroenke, pronari i Arsenalit ka thënë se kjo është njëra nga ditët më të vështira te klubi londinez

Arsene Wenger konfirmoi largimin nga Arsenali në fund të këtij edicioni, derisa tashmë kanë filluar reagimet e para, transmeton Periskopi.

“Kjo është njëra nga ditët më të vështira që në kemi pasur gjatë gjithë këtyre viteve në sport,” ka thënë Kroenke.

“Njëra nga arsyet se pse ne investuam te Arsenali ishte sepse Arsene kishte sjellur diçka të madhe te ky klub brenda dhe jashtë fushe.

Wenger gjatë qëndrimit 22-vjeçar te Arsenali ka fituar tri herë Premier League, njërën nga to e ka fituar duke mos pësuar as edhe një humbje gjatë tërë sezonit, shtatë herë FA Cup dhe 20 herë ka qenë pjesë e Champions League. /Periskopi/

Shpërndaje në: