Presidenti i Atleticos thumbon Ronaldon: Ti i ke fituar vetëm 3 Liga të Kampionëve, jo 5

Presidenti i Atleticos thumbon Ronaldon: Ti i ke fituar vetëm 3 Liga të Kampionëve, jo 5

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka reaguar ndaj komenteve të Cristiano Ronaldos, i cili ua kujtoi tifozëve të klubit spanjoll se ai ka pesë tituj në Ligën e Kampionëve ndërsa klubi i tyre zero pas humbjes së Juventusit 2:0 në Wanda Metropolitano.

Si kundërpërgjigje ndaj brohoritjeve fyese të tifozëve të Atleticos ndaj tij (“Cristiano, je birë bushtre”), sulmuesi i Juventusit Cristiano Ronaldo i coi pesë gishta për të treguar numrin e trofeve që i ka fituar gjatë karrierës së tij në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Më pas, derisa po ecte në mixed zone pas ndeshjes, Ronaldo përsëri iu referua titujve që i ka fituar – duke i çuar pesë gishta përsëri dhe pastaj duke bërë shenjen e zeros.

“Unë i kam fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve, dhe këta [Atletico] zero”, tha Ronaldo duke u larguar.

Por, si përgjigje ndaj superyllit portugez në Wanda, Cerezo pohoi se Ronaldo nuk i ka fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve, por tre.

“Për mua, Cristiano nuk i ka pesë tituj në Ligën e Kampionëve. Ai i ka tre dhe atë për një arsyeje të thjeshtë: Të dy finalet ndaj Atleticos nuk i fitoi ai. Kush i fitoi ato? Ju tregoj në intervistën tjetër”, tha Cerezo.

 

Shpërndaje në: