Presidenti i Barcelonës ‘frikëson’ tifozët: Duhet të përgatitemi për pensionimin e Messit

Presidenti i Barcelonës ‘frikëson’ tifozët: Duhet të përgatitemi për pensionimin e Messit

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu thotë se klubi po investon në “lojtarë të rinj” në përgatitje për ta gjetur zëvëndësimin e Leo Messit. 

Me 29 gola nga 28 ndeshje në të gjitha garat, kapiteni Messi mbetet lojtarimë i mirë për ekipin e Ernesto Valverde, por në moshën 31 vjeçare, golashënuesi më i mirë i La Ligës mund të jetë në sezonet e tij të fundit.

Kontrata e Messit skadon në vitin 2021 atëherë kur ai do të jetë 34 vjeç. Bartomeu beson se argjentinasi do të nënshkruajë edhe për disa vite të tjera, por nuk do të jetë përgjithmonë, përcjell Periskopi.

Image result for Messi pensionim

”Unë e di që një ditë Leo do të thotë se do të pensionohet”.

”Ne duhet ta përgatisim klubin për të ardhmen”.

“Ne po sjellim lojtarë të mirë në ekip, sepse ne duhet ta vazhdojmë këtë epokë suksesi. Kjo është përgjegjësia jonë”, deklaroi ai.

Barcelona kompletoi transferimin e mesfushorit të Ajax, Frenkie De Jong si dhe 20 vjeçari e Atletico Miniero, Emerson, i cili po shihet si një zëvëndësues potencional i krahut të djathtë të mbrojtjes. /Periskopi/

Shpërndaje në: