Presidenti i Bayern i bie pishman për Mesut Ozil
Presidenti i Bayernit Munchen Uli Hoeness ka pranuar se ai kishte gabuar që e quajti Mesut Ozilin ‘m*t’, duke thënë se kritikat duhet të mbesin brenda suazave të sportit.
Në gusht, Hoeness kishte thënë se Ozil po përdorte akuzat e racizmit si një justifikim nga forma e tij e dobët me Gjermaninë.
Në të vërtetë, lojtari i Arsenalit ishte subjekt i kritikave pasi ekipi i Joachim Low u eliminua nga Botërori 2018 në fazën e grupeve, duke humbur ndeshjet kundër Meksikës dhe Koresë së Jugut.
Njëri nga ta ishte edhe Uli Hoeness, i cili deklaroi se i ka rënë pishman në mënyrën se si iu ka referuar Ozilit.
”Unë nuk duhej t’i kisha thënë m*t”, pranoi ai. “Mendimi im për Mesut është i qartë: Nuk doja të bëja komente raciste dhe duhej të qëndroja brenda integritetit të sportit”./Periskopo/



