Presidenti i La Liga godet Cristiano Ronaldon

Presidenti i La Liga godet Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo, transerimi 100 milionësh nga Real Madridi në Juventus nuk ka ndikuar në La Liga aq sa do të kishte bërë katër vjet më parë, thotë Javier Tebas – presidenti i kampionatit spanjoll.

Pavarësisht deklaratave të Tebas, Real Madrid është duke vuajtur për një sulmues me tiparet e Cristiano Ronaldos – ku në katër ndeshjet e fundit ‘Los Blancos’ nuk kanë arritur të shënojnë gol, transmeton Periskopi.

Presidenti i La Liga, megjithatë, është i bindur se La Liga-së nuk po i mungon Ronaldo, si në kuptimin sportiv apo edhe të marketingut, me kampionatin që ende mburret me emra të mjaftueshëm të superyjeve për ta bërë atë një nga ligat më të interesuara për ta shikuar.

”Ne kemi punuar për ta bërë markën e La Ligas mbi çdo lojtar apo klub”.

”Katër vite më parë ai [Ronaldo] nëse do të largohej do më kishte shqetësuar, në një shkallë prej një deri në dhjetë, do të kisha thënë nëntë. Tani më shqetëson, në një shkallë prej një deri dhjetë, katër ose tre”, u shpreh Tebas./Periskopi/

 

Shpërndaje në: