Presidenti i Napolit: S’ka sen prej Ronaldos, ai është në përfundim të karrierës

Presidenti i Napolit: S’ka sen prej Ronaldos, ai është në përfundim të karrierës

Aurelio De Laurentis ka provokuar Cristiano Ronaldon

Ylli portugez iu bashkua Juventusit këtë afat kalimtar dhe derisa të gjithë presin që ai të shkëlqejë në Serie A, i këtij mendimi nuk është presidenti i Napolit, transmeton Periskopi.

“Të shpenzosh kaq shumë para për një lojtar që është në fund të karrierës është shumë e rrezikshme,” ka thënë De Laurentis.

“Le të mos harrojmë se Ronaldo është në një moshë të caktuar dhe kjo për klubin nuk është gjë e mirë. Ky transferim nuk është bërë sipas standardeve të Juventusit,”.

Kujtojmë që Ronaldo i kushtoi Juves 105 milionë euro, derisa 33-vjeçari do të paguhet 30 milionë euro në vit te ‘Zonja e Vjetër’. /Periskopi/
Image result for aurelio de laurentiis

Shpërndaje në: