Presidenti i Parisit ia jep goditjen përfundimtare Neymarit dhe Real Madridit (Foto)
Neymar Junior me apo pa dëshirë do të jetë lojtar i PSG edhe për sezonin e ardhshëm
Ylli brazilian vazhdimisht po lidhet me një kalim në ‘Santiago Bernabeu’, ndërsa i pari i klubit parisien ka thënë se ai do të qëndrojë në ‘Parkun e Princave’, transmeton Periskopi.
“Kush ka thënë që ai nuk do të qëndrojë këtu? A e ka thënë ndokush këtë? Askush,” ka thënë Al Khelaifi.
“Ai ka një kontratë me ne dhe ai do të qëndrojë, jam 2000% i sigurt.
“Mediat spanjolle punojnë për klubet spanjolle dhe kundër klubeve franceze,”./Periskopi/




