Presidenti i Santos ‘i tërheq veshin’ Ancelottit: Prania e Neymar, thelbësore për Brazilin
Figura e Neymar tërheq të gjithë vëmendjen dhe gjithjë është në syrin e ciklonit sa herë që përmendet emri i tij.
Së fundmi, për sulmuesin ka folur presidenti i Santosit, Marcelo Teixeira i cili është prononcuar në lidhje me grumbullimin e mundshëm të futbollistit me Seleçaon në Botërorin e vitit të ardhshëm.
Në një intervistë të dhënë në podcastin ‘Barbacast’, kreu i klubit brazilian theksoi se Neymar është ai që duhet të mbajë fanelën me numrin 10 te Brazili, transmeton tch.
‘Është e qartë se prania e Neymar në kombëtare në Botërorin 2026 është thelbësore-tha ai-për respektin, pozicionimin dhe lidershipin. Kombëtarja me Neymar xhiron rreth kësaj. Për këtë arsye, prania e tij është shumë e rëndësishme’.
Në fakt, në këtë moment neymar nuk është në planet e trajnerit italian të 5 herë kampionëve të botës që kërkon që futbollistët të jenë në gjendjen më optimale të formë./Periskopi/



