Presidenti kolumbian kërcënon Trumpin: U betova se nuk do të prek më armë, por për të ardhmen do të kap përsëri armët
Presidenti kolumbian, Gustavo Petro u zotua se “do të marr armët” në përgjigje të kërcënimeve nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Petro e bëri këtë deklarim në rrjetet sociale, duke reaguar ndaj Trump i cili tha se një operacion ushtarak në Kolumbi i dukej “i mirë” pas kapjes së suksesshme të presidentit Venezuelan, Nicolas Maduro të shtunën.
“U betova se nuk do të prek më armë… por për të ardhmen do të kap përsëri armët”, shkroi Petro.
“Unë nuk jam i paligjshëm, as nuk jam narkoman”,shtoi ai.
Trump kishte paralajmëruar më parë se Petro duhet të “ketë kujdes” pas operacionit në Venezuelë, percjell lajmi.net, transmeton Periskopi.




