Presidenti i UEFA-s synon ndryshime në tregun e transferimeve

Presidenti i UEFA-s synon ndryshime në tregun e transferimeve

Kreu i futbollit në Evropë ka propozuar një “taksë luksoze” për klubet më të pasura dhe limit të lojtarëve për të siguruar të ardhmen e të ashtuquajturave klube të vogla.

“UEFA ka për detyrë të mbrojë të gjithë futbollin dhe jo vetëm elitën. Ne duhet të shohim nëse tregu i transferimeve po ndodh siç duhet. Nuk duhet të frikësohemi që të ndërhyjmë në të. Duhet të ndërmarrim disa masa si taksa luksoze dhe kriterin për limite në ekip e për rregullat e transferimeve”, ka thënë ai për BBC.

Çeferin po ashtu ka thënë se planifikon të krijojë një divizion të ri të UEFA-s që do të merret me dopingun, korrupsionin, dhunën dhe fiksimin e ndeshjeve.

Shpërndaje në: