Presidenti uron Vokrrin e Salihun
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar krerët e Federatës së futbollit të Kosovës.
Kryetari i federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri është emëruar si zëvendëskryetar i komitetit të futbollit, ndërkohë Eroll Salihu si anëtarë i komitetit ligjorë të UEFA-së.
Thaçi ka përgëzuar dyshen për arritjen e tyre dhe i ka uruar suksese.
“Urime të përzemërta Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për emërimin e tij Zëvendëskryetar i Komitetit të Futbollit të UEFA.com
“Si dhe Sekretarit të Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova, Eroll Salihu, për emërimin e tij anëtar i Komitetit Ligjor të institucionit kryesor të futbollit evropian”, shkruan Thaçi në postimin e tij në rrjetin social Facebook. /Periskopi/
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/1529690113768009



