Presidentja në detyrë e Venezuelës kërkon bashkëpunim me SHBA`në
Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ftoi qeverinë amerikane të bashkëpunojë në një axhendë bashkëpunimi, në një deklaratë në mediat sociale që pati një ton pajtues pas kapjes së presidentit Nicolas Maduro nga SHBA-të.
Ajo tha se Venezuela “aspiron të jetojë pa kërcënime të jashtme” dhe se donte t’i jepte përparësi lëvizjes drejt marrëdhënieve të ekuilibruara dhe respektuese me Shtetet e Bashkuara.
“Një mesazh nga Venezuela për botën dhe për Shtetet e Bashkuara: Venezuela riafirmon angazhimin e saj për paqe dhe bashkëjetesë paqësore. Vendi ynë aspiron të jetojë pa kërcënime të jashtme, në një mjedis respekti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Ne besojmë se paqja globale ndërtohet duke garantuar së pari paqen brenda secilit komb”, tha Rodriguez.
“Ne i japim përparësi lëvizjes drejt marrëdhënieve ndërkombëtare të ekuilibruara dhe respektuese midis Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës, dhe midis Venezuelës dhe vendeve të tjera në rajon, të bazuara në barazi sovrane dhe mosndërhyrje. Këto parime udhëheqin diplomacinë tonë me pjesën tjetër të botës”.
“Ne e ftojmë qeverinë amerikane të bashkëpunojë me ne në një axhendë bashkëpunimi të orientuar drejt zhvillimit të përbashkët brenda kornizës së së drejtës ndërkombëtare për të forcuar bashkëjetesën e qëndrueshme të komunitetit”, shtoi ajo.
“Presidenti Donald Trump, popujt tanë dhe rajoni ynë meritojnë paqe dhe dialog, jo luftë. Ky ka qenë gjithmonë mesazhi i Presidentit Nicolás Maduro dhe është mesazhi i të gjithë Venezuelës tani. Kjo është Venezuela në të cilën besoj dhe së cilës i kam kushtuar jetën time. Ëndërroj për një Venezuelë ku të gjithë venezuelianët e mirë mund të bashkohen”.



