Presidentja Osmani e dekoron Hovenierin me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Presidentja Osmani e dekoron Hovenierin me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” për ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një vlerësim për kontributin e tij për Kosovën dhe përpjekjet për integrimin e saj në struktura euro-atlantike.

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, e përgëzoi Hovenier për këtë nder. Ai shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin me ambasadorin amerikan, duke theksuar se ky çmim ishte një pasqyrë e punës së tij të palodhur për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të saj strategjike.

“Sonte një natë e shkëlqyeshme me shokun dhe kolegun tim, ambasadorin Jeffrey Hovenier, i cili u dekorua nga presidentja Vjosa Osmani me urdhrin ‘Dr. Ibrahim Rugova’. Një çmim merituar nga një ambasador i mirë, e kisha nderin të punoja me të dhe të ndihmoja Kosovën në rrugën euro-atlantike”, ka thënë Guerot.

Shpërndaje në: