Prezantuesi i motit tmerrohet kur e sheh merimangën (Video)

Prezantuesi i motit tmerrohet kur e sheh merimangën (Video)

Patrick Hammer nga një kanal televiziv në New York, ka kërcyer nga frika kur në ekran i është paraqitur një merimangë, që dukej gjigante ngase ishte shumë pranë kamerës.

 Reporteri është larguar për një moment, por është kthyer sërish duke e përshkruar ngjarjen, teksa insekti e kapi dhe nisi ta hajë një tjetër që e kishte pranë, transmeton Telegrafi.

“Kemi një merimangë që e ka afër drekën dhe po bëhet gati të ushqehet”, ka thënë Hammer.

Pasi është larguar nga ekrani, ai ka vazhduar sërish të njoftojë për motin, teksa vazhdonte të qeshte me kolegët.

Shpërndaje në: