Prezantuesja e njohur televizive: Dua seks me gra, meshkujt më kanë dëshpëruar (Foto)

Prezantuesja e njohur televizive: Dua seks me gra, meshkujt më kanë dëshpëruar (Foto)

Beqarja Alexa Chung ka thënë se do që ta humbë “virgjinitetin lesbian” dhe se është e hapur për afera me gra.

Prezantuesja e njohur televizive, ka thënë se tashmë e ka të tejkaluar çështjen e heteroseksualitetit.

34-vjeçarja ka pasur lidhje me disa njerëz të famshëm, si Alex Turner nga “Arctic Monkeys” dhe aktori Alexander Skarsgard, shkruan Periskopi. Lidhja e saj dyvjeçare me yllin e “True Blood” përfundoi verën e kaluar dhe ajo ka zbuluar se më nuk është e interesuar që të lidhet me ndonjë mashkull tjetër.

Revistër “Porter” ajo i ka thënë se ka kohë që po mendon që të humbë virgjinitetin lesbian.

“Mendoj se është shumë modë e vjetër të presësh diçka nga kushdo. Mendoj se secili duhet ta bëj atë që preferon.  Nuk do ta hidhja poshtë asnjëherë mundësinë që të lidhem me një grua, por e pranoj se nuk jam tërhequr seksualisht nga ndonjëra ende”, ka thënë ajo.

Alexa, në këtë rrëfim të saj, ka thënë po ashtu se është e habitur nga martesat dhe nuk e kupton pse duhet shpenzuar pjesa e mbetur e jetës me vetëm një njeri.

“Nuk mund ta kuptoj faktin se të duhet një mashkull për të qenë e lumtur. Mendoj se është goxha e pështirë dhe një sentiment anti-feminist”, ka thënë ajo.

Alexa e ka pranuar se kishte mbetur me zemër të thyer kur ishte ndarë nga rokeri Alex Turner në vitin 2011. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: