Priftërinjtë e Kosovës deklasojnë Serbinë në futsall

Priftërinjtë e Kosovës deklasojnë Serbinë në futsall

Ndeshje interesante është zhvilluar sot në futsall, ndonëse ishte amatore.

Përballë njëra-tjetrës ishin Kosova dhe Serbia.

Priftërinjtë po e zhvillojnë Kampionatin Evropian në futsall dhe shorti kishte vënë përballë Kosovën e Serbinë.

Në fund, ishte Kosova që arriti të fitojë 4:0.

Në këtë kampionat marrin pjesë 17 shtete me 260 meshtarë. Organizatorë të kampionatit janë Argjipeshkvia e Tivarit në bashkëpunim me Argjipeshkvin e Kotorrit.

Shpërndaje në: