Princesha e Norvegjisë flet për Epstein: U manipulova dhe u mashtrova
Princesha e Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur keqardhje për miqësinë e saj të dokumentuar me të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein.
Në një intervistë për transmetuesin publik NRK, Mette-Marit ka thënë se është manipuluar dhe mashtruar nga Epsteini, duke shtuar se do të dëshironte të mos e kishte takuar kurrë.
Lidhja e saj me Epsteinin përbën një prej skandaleve më të mëdha që ka goditur familjen mbretërore të Norvegjisë. Publikimi nga Departamenti i Drejtësisë i miliona dokumenteve të Epsteinit ka shkaktuar tronditje globale, duke zbuluar lidhjet e autorit të krimeve seksuale me persona të shquar, përfshirë princeshën e kurorës, politikanë të lartë norvegjezë, drejtues biznesi dhe diplomatë.
Dosjet kanë treguar se ka pasur komunikim të shpeshtë midis Mette-Marit dhe Epsteinit shumë kohë pas deklarimit të tij fajtor në vitin 2008 për abuzim me vajza të mitura.
Princesha 52-vjeçare nuk është akuzuar për ndonjë shkelje penale.



