Princi dhe dukesha e Anglisë, të prekur thellësisht nga horroret e nazistëve (Foto)
Dukesha e Kembrixhit është kapluar nga emocionet në momentin kur ka mësuar për horroret e kryera kundër të burgosurve në një kamp të Nazistëve në Poloni, shkruan DailyMail, transmeton Periskopi.

Kate dhe William ishin në vizitë në kampin e Stutthof në veri të Polonisë, kamp ky në të cilin kishin vdekur 65,000 njerëz gjatë okupimit Gjerman në luftën e dytë botërore.

Për vdekjen e tyre kishte shumë shkaktarë, duke filluar nga mos ngrënis për ditë të tëra, lodhja fizike e tepërt, abuzimi nga ushtarët që e ruanin atë kamp të përqendrimit si dhe djegia në dhomat e gazit./Periskopi/



