Prindërit e Rita Orës në Prishtinë, për 10 vjetorin e Pavarësisë (Foto)
Rita Ora pritet që sot të vijë në Kosovë për të mbajtur koncertin tashmë të përfolur qe një muaj, për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Por, prindërit e Ritës nuk kanë zgjedhur që të vinë bashkë me Ritën, pasi që ata tashmë gjenden në Prishtinë.
Ata janë parë në koncertin e legjendës së muzikës se lehtë qytetare, Sabri Fejzullahu, i cili mbrëmë me një koncert gala e festojë 50 vjetorin e karrierës së tij.
Besnik dhe Vera Sahatçiu janë parë në këtë koncert derisa janë fotografuar edhe me këngëtaren Nexhmije Pagarusha.

Kujtojmë se Rita do të këndojë në shesh në Prishtinë.





