Prishtina-Drita: Mbyllet pjesa e parë, spektakël në tribuna, tensione në fushë (Foto)

Prishtina-Drita: Mbyllet pjesa e parë, spektakël në tribuna, tensione në fushë (Foto)

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Prishtina-Drita me rezultat 0:0, ndërsa vendasit janë me 10 lojtarë pasi Debatik Curri u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 30-të

Drita pati një rast në fillim të takimit me anë të Krasniqit, por Visar Bekaj i Prishtinës bëri një pritje madhështore, transmeton Periskopi.

Pjesa e parë theksohet për duelet e Dallkut me Rexhën, ku kapiteni i Prishtinës u ndëshkua me karton të verdhë.

Debatik Curri u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 31-të pas një ndërhyrje në Xhevdet Shabanin.

Skuadra nga kryeqyteti nuk kishte asnjë rast që vlen të përmendet gjatë 45 minutave të para.

Në tribuna po dhurojnë spektakël, në njërën anë Plisat që janë në numër më të madh dhe në anën tjetër 100 ‘ushtarët’ e Dritës. /Periskopi/

Fotografia e Gazeta OLLE

Shpërndaje në: