Prishtina e shkelë FC Europën dhe kualifikohet në rundin tjetër të Europa League (Video)
Prishtina e ka deklasuar FC Europën duke e mposhtur me rezultat 5:0 në ‘Adem Jashari’
Prishtina u tregua superiore kundër Europës dhe me plotë meritë fitoi ndeshjen e vlefshme për kualifkimet e Europa League, shkruan Periskopi.
Pjesa e parë u mbyllë me rezultatin 3:0 për Prishtinë me golat të shënuar nga Dallku 9′, 35′, Mankenda 13′.
Edhe në pjesën e dytë Prishtina nuk u ndalë dhe shënoi edhe dy gola tjerë më anë të Januzit 59′ dhe Pefqelit 86′.
Prishtina eliminoi FC Europën nga kualifikimet e Europa League me rezultat të përgjithshëm 6:1, ndërsa kundërshtari i radhës për klubin kosovar do të jetë FC Fola /Periskopi/



