Prishtina e vitit 1984, që solli drithërima
Ishte gjeneratë që solli drithërima dhe mposhti ekipet më të forta ose siç njihet atëbotë katërshja e madhe: Dinamo e Zagrebit, Hajduku i Splitit, Crvena Zvezda e Partizani i Beogradit.
Një Prishtinë që ia kishin lakmi të gjitha ish-Republikat e atij shtetit që nuk ekziston më, sepse pothuajse çdo ndeshje si vendase kishte më shumë se 30 mijë veta e herë deri në 40 mijë.
Kjo ishte njëra nga përbërjet e viti 1984: i ndjeri Rama, Shuica, Domi, Shengyli, Mehinoviç, Gruevski, F. Domi, F. Muriqi, Vokri, Cana dhe Batroviq.



