Prishtina ia thellon krizën Dritës

Prishtina ia thellon krizën Dritës

Prishtinasit kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës gjilanase të Dritës me rezultat 3:1.

Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit në 45 minutshin e parë, kjo pjesë përfundoi pa gola, transmeton Telegrafi.

Por, në pjesën e dytë ‘Plisat’ e kërkuan më shumë fitoren dhe këtë ia arritën përmes realzimit të dy golave.

Fillimisht, Abdoul Basid Khalid shënoi golin e epërsisë për mysafirët për t’i lënë rend pas pesë minutave edhe golit të dytë.

Khalid duket se ishte në super formë pasi që kompletoi ‘hat-trick’ pesë minuta para përfundimit të takimit.

Drita shënoi përmes Alban Shillovës golin e nderit duke e parabolluar bukur Alban Muçiqin tre minuta para përfundimit të takimit ndërsa në vazhdim të ndeshjes më nuk u tundën rrjetat e ekipeve respektive dhe kështu, takimi përfundoi në dobi të prishtinasve me rezultat 3:1.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina forcon pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare me 48 pikë, ndërsa Drita mbetet në vendin e dhjetë me 21 pikë.

Shpërndaje në: