Prishtina luan me fanella të bardha, Llapi me të kaltërta, gjithçka gati për finale

Prishtina luan me fanella të bardha, Llapi me të kaltërta, gjithçka gati për finale

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet sonte.

Në finale do të ballafaqohen Prishtina dhe Llapi, atje ku pritet spektakël i madh në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, përcjell Periskopi.

Prishtina vazhdon të jetë skuadra që ka fituar më së shumti këtë trofe, plot tetë herë nga 12 finale sa ishte pjesëmarrëse nga sezoni 1991/92, kurse Llapi e ka fituar dy herë këtë trofe.

Gjithçka është gati për finalen e madhe tashmë, me skuadrën e Prishtinës që do të luajë me fanella të bardha, kurse Llapi me ngjyrën e kaltërt./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: