Priten sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë
Sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë kanë potencial për të penguar projekte të naftës dhe gazit në nivel global si dhe goditjet në drejtim të Shteteve të Bashkuara, raportoi “Financial Times” duke cituar përfaqësuesit e industrisë së energjisë.
Më 14 qershor, Senati, dhoma e sipërme e Kongresit të SHBA-së, votoi për të miratuar zgjerimin e sanksioneve ekzistuese kundër Moskës dhe për të kufizuar pushtetin e presidentit amerikan Donald Trump për të hequr kufizimet që ky i fundit kishte marrë për t’i reduktuar sanksionet ndaj Rusisë.
Sanksionet kufizojnë individët dhe entitetet amerikane nga operacionet e biznesit me ujërat e detit të thellë, projektet në det të hapur të Arktikut apo në pjesën ku përfshihen kompanitë ruse.
Gazeta “Financial Times” raportoi të martën, duke cituar drejtuesit dhe përfaqësuesit e industrisë energjetike, se kufizimet mund të rezultojnë në rënien e konkurrencës së kompanive amerikane si dhe rënie në efikasitetin e prodhimit të naftës dhe gazit jo vetëm në Rusi, por edhe në vende të tjera.
Sipas njoftimit të lajmeve, të hënën, Leslie Beyer, presidenti i “Shoqatës Amerikane të Pajisjeve dhe Shërbimeve të Naftës”, paralajmëroi Kevin McCarthy-n, udhëheqësi i shumicës republikane në dhomën e ulët dhe Dhomën e Përfaqësuesve, se sanksionet e reja mund të dëmtojnë kompanitë amerikane në tregjet botërore, si dhe të shkaktojë “humbje të vendeve të punës dhe tkurrje ekonomike në komunitetet amerikane”.
Përveç kësaj, Jack Gerard, presidenti i grupit të industries të Institutit Amerikan të Naftës, në të njëjtën ditë i kërkoi Dhomës që “të bëjë ndryshime kritike për të shmangur këto pasoja të padëshiruara”.
Firmat amerikane shpresojnë se Shtëpia e Bardhë do të rishikojë kufizimet e propozuara për të ulur efektin e tyre të mundshëm mbi ekonominë, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Sanksionet e reja të SH.B.A.-së, të cilat u konsideruan si synim për gazsjellësin “Nord Stream 2” në Evropë, u kritikuan nga Gjermania dhe Austria, të cilat i përshkruanin kufizimet si kërcënim për sigurinë energjetike të BE-së./Periskopi/



