Pritet konfirmimi i hapave të fundit për liberalizim
Zëvendësministrja do të takohet edhe me uurodeputetët, Elmar Brok dhe Tanja Fajon, raportuesen për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Njësinë për Kosovë, David Cullen dhe Mary Teresa Moran.
Gjatë këtyre takimeve, Statovci-Demaj me bashkëbiseduesit do të diskutojë për proceset që ndërlidhen me reformat evropiane në kuadër të MSA-së. Në konkludim të këtyre takimeve pritet konfirmimi mbi hapat e fundit të procesit të liberalizimit të vizave si dhe rikonfirmimi i perspektivës evropiane të vendit.



