Pritja që iu bë vëllezërve Ramadani në vendlindje, nuk munguan as fishekzjarret (Foto)

Pritja që iu bë vëllezërve Ramadani në vendlindje, nuk munguan as fishekzjarret (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që me dekret t’u falë dënimin vëllezërve Arsim dhe Burim Ramadani, si dhe Arben Kiçinës.

Vëllezërit Ramadani para se të shkojnë në vendlindjen e tyre, në Baincë, kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Por me të arritur në Baincë, ata janë pritur nga shumë familjarë e miq, njofton Klan Kosova.

Madje në festën e tyre nuk kanë munguar as fishekzjarret.

Në ndërkohë, vëllau i tyre, Faton Ramadani në një intervistë për Klan Kosovën ka thënë se ka kohë që po presin drejtësi dhe se nuk e kanë pritur se do të ndodhë falja nga presidenti Thaçi.

Shpërndaje në: