Pritje e jashtëzakonshme nga Lumadhi për Ferit Idrizin

Pritje e jashtëzakonshme nga Lumadhi për Ferit Idrizin

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, njëherësh kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) edhe për një mandat, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ka vizituar banorët e fshatit Lumadh.

Idrizi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se ishte i shoqëruar nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe kandidati për Asamble Komunale Besnik Sadiku.

“Lumadhi sonte i jashtëzakonshëm! Kjo është mikpritja që e karakterizon Vushtrrinë.
Bashkë me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, dhe kandidatin tonë për Asamble Komunale, Besnik Sadikun, takuam banorët e fshatit Lumadh, që janë të rreshtuar fuqishëm me vizionin tonë.Mbështetja juaj është motivi ynë për të vazhduar me vendosmëri drejt fitores dhe zhvillimit të Vushtrrisë.Faleminderit Lumadh!”, ka shkruar Idrizi.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: