Pritje madhështore në Stanocin e Poshtëm për Ferit Idrizin

Pritje madhështore në Stanocin e Poshtëm për Ferit Idrizin

Ferit Idrizi, kryetari aktual i Vushtrrisë ka vizituar Stanocin e Poshtëm së bashku me kandidatin për Kuvendin Komunal, Rrahim Ajetin, ku u pritën me përkrahje të fuqishme nga banorët.

Ai falënderoi komunitetin për mbështetjen e vazhdueshme dhe premtoi investime konkrete në mandatin e ardhshëm, përfshirë një park modern, çerdhe dhe përmirësim të infrastrukturës.

Postimi i plotë:

Stanoci i Poshtëm na dha energji e përkrahje të jashtëzakonshme për mandatin tonë të ri.
Banorët e këtij fshati, që i takuam me kandidatin tonë për Kuvendin e Komunës, Rrahim Ajetin, na pritëm me entuziazëm të madh.👍🏻Përkrahja e tyre e vazhdueshme edhe gjatë mandatit të parë, por edhe sot, na bëjnë më të fortë dhe krenar për rrugën që kemi ndërtuar bashkë.

Në mandatin e ardhshëm, Stanoci i Poshtëm do të jetë dëshmia më e mirë e investimeve tona: park modern, çerdhe për më të vegjlit dhe infrastrukturë e rregulluar.

Shpërndaje në: