Prizren: Keqpërdoret seksualisht e mitura – arrestohet i dyshuari

Prizren: Keqpërdoret seksualisht e mitura – arrestohet i dyshuari

Në qytetin e Prizrenit këtë të mërkurë është arrestuar një burrë, pasi që kishte keqpërdorur seksualisht një vajzë të moshës së mitur.

Atij i është konfiskuar nga policia një kompjuter, pasi që dyshohet se ka keqpërdorur edhe vajza të tjera përmes rrjeteve sociale, përcjell Klan Kosova.

Pas arrestimit nga policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Shpërndaje në: