Probleme me trajnerin, Isco largohet nga Reali
Mesfushorit të Real Madrid, Isco nuk po i hec me trajnerin e ri Santiago Solari.
Për ta konfirmuar këtë gjë ishte edhe mosaktivizimi i tij në finalen e Kupës së Botës ndaj Al Ain, të cilën ‘Los Blancos e fituan’ bindshëm 4 me 1, transmeton Periskopi.
Spanjolli ka hasur në vështirësi të mëdha këtë sezon për shkak të problemeve me trajnerin.

Merkatoja e janarit është afruar dhe ai është gati për një lëvizje në Premier Ligë.
Manchester City dhe Chelsea janë në garë të fortë për të, megjithatë ‘Blutë’ mund të përjashtohen nga lista sepse numri i mesfushorëve në skuadrën e Sarrit është tejet i madh.
Ekipi i Guardiolas mbetet favorit për ta sjellë në ‘Etihad’ Iscon, çka do ta përforconte edhe më shumë repartin ofanziv. /Periskopi



