Probleme për Liverpoolin, i refuzohet oferta prej 50 milionë euro për portierin e Serie A

Probleme për Liverpoolin, i refuzohet oferta prej 50 milionë euro për portierin e Serie A

Roma ka refuzuar ofertën e Liverpoolit prej 50 milionë euro për portierin Alisson Becker.

Gjigantët italian janë të vendosur për ta mbajtur brazilianin, së paku deri në fund të sezonit. 25-vjeçari pëlqehet nga Jurgen Klopp, që po ka probleme me portierët në Liverpool, transmeton Periskopi.

Por, Beckerit nuk i ngutet që të lëshon ‘Olimpicon’ para mbylljes së afatit kalimtar të janarit të mërkurën.

Ai për ‘Sky Italia’ tha: “Jam i lumtur në Romë, është gjithmonë kënaqësi kur shumë njerëz të monitorojnë, por mendja ime është e fokusuar vetëm në Roma, e lë të ardhmen në duart e Zotit.”

“Në qershor, ndoshta do të flasim përsëri për të, por tash jam i koncentruar vetëm në Roma”- përfundoi ai. /Periskopi

Shpërndaje në: