Probleme te Barcelona, lëndohet super-ylli i tyre
Luis Suarez ka probleme të gjurit dhe do mund të rikuperohet gjatë pushimeve të ndeshjeve të kombëtareve, pasi është lënë jashtë skuadrës së Uruguajit për arsye familjare.
Sulmuesi i Barcelonës konfirmoi se do të fillojë një kurs rikuperimi të hënën, pasi raportohet të jetë ankuar për dhimbjen gjatë fitores 4-2 të Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham në Wembley të mërkurën.
31-vjeçari u largua nga skuadra e Uruguajit për ndeshjet miqësore kundër Koresë së Jugut dhe Japonisë këtë muaj, pasi gruaja e tij priste lindjen e fëmijës së tyre të tretë.

”Të hënën, unë filloj një rikuperim për gjurin tim, i cili nuk ka të bëjë fare me mungesën time nga skuadra kombëtare”, tha Suarez për gazetën uruguaiane Referi.
”Nuk po shkoj sepse gruaja ime po pret të lind fëmijën në këto ditë”./Periskopi/



