Probleme te Barcelona, Pique do të mungojë ndaj Chelsea
Gerard Pique u dëmtua në ndeshjen Espanyol-Barcelona dhe do të mungojë në supersfidën e Champions League ndaj Chelsea.
Pique nuk do të luajë ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit kundër Valencias, ndeshjet ndaj Chelsea dhe disa ndeshje kampionati.
Pritet që zëvendësuesi i qendërmbrojtësit spanjoll të jetë blerja e re e Barcelonës, kolumbiani Yerry Mina.



