Problemi me organin gjenital që shumë meshkuj e injorojnë

Problemi me organin gjenital që shumë meshkuj e injorojnë

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat shëndetësore të 6.2 milionë meshkujve të diagnostikuar me disfunksion erektil, dhe zbuluan se vetëm 25% e tyre kishin marrë trajtim për një periudhë 12-mujore.

Një arsye sepse nuk kërkojnë trajtim është kostoja e lartë: Shumë ilaçe nuk kanë akoma versione gjenerike, dhe shumë kompani prodhojnë sasi të limituar ilaçesh që nuk i mbulojnë të gjitha kërkesat.

Meshkujt gjithashtu  e kanë për turp të marrin ilaçet në farmaci, ose mendojnë se disfunksioni erektil ose impotenca seksuale nuk është një problem shumë shqetësues.

Cilado qoftë arsyeja për shmangien e trajtimit, pasojat janë të pashmangshme: “Shëndeti seksual është një aspekt i rëndësishëm në jetën e një mashkulli. Meshkujt gjithashtu jetojnë më shumë kur kanë një jetë seksuale aktive”, thotë dr. Kevin McVary, autori kryesor i studimit.

“Kjo është një sëmundje mjekësore që kërkon menjëherë trajtim”./shendeti/

Shpërndaje në: