Producenti i “Godfather” zgjedh unazat e prodhuara nga kosovari për filmin e ri (Foto)
Xhavit Novolani është sipërmarrësi i njohur nga Kosova i cili prej më shumë se 35 vitesh krijon në mënyrë artizanale çanta dhe aksesorë tërësisht autentike. Së fundmi unazat që mbajnë markën “Jaëii Bags” janë zgjedhur edhe nga producenti i famshëm i filmave në Hollyëood, Albert S Ruddy si aksesorë të aktorit kryesor Edi Mehana, në filmin më të ri “A Gunman Curse”.
Prodhimi i ri i Hollyëood vjen me regji të Ezeqeuil dhe prodhuar nga Albert S Ruddy, producenti i famshëm i “Godfather” dhe “The million dollar baby”. Punimet autentike të unazave nga Jaëii Bags të prodhuara me dorë, do të kemi mundësi t’i shohim gjatë gjithë filmit i cili është prodhim i vitit 2018.






