Producenti i Hollywoodit Weinstein akuzohet edhe për trafikim seksual

Producenti i Hollywoodit Weinstein akuzohet edhe për trafikim seksual

Një gjyqtar Amerikan ka vendosur që akuza për trafikim seksual nga një grua britanike ndaj producentit të Hollywoodit Harvey Weinstein – mund të procedohet, duke e kthyer këtë në një rast historik, shkruan The Guardian.

Aktorja britaneze Kadian Noble e ka paditur Weinsteinin në një gjykatë në New York në Nëntor, duke pretenduar që ai e ka dërguar aktoren në një dhomë hoteli në Francë dhe e ka dhunuar seksualisht atë. Avokatët e saj në New York kanë argumentuar që meqë Weinstein i ka premtuar Noble një rol në një film para sulmit të 2014, ai duhet të mbahet përgjegjës për dëme si pasojë e ligjit kundër trafikimit me qenie njerëzore i cili e bën të jashtëligjshëm detyrimin e dikujt në seks në shkëmbim të diçkaje të vlefshme.

Weinstein ka tentuar ta zhvlerësojë akuzën, me avokatët e tij që argumentuan se nuk ka pasë para të përfshira dhe asgjë me vlerë monetare nuk është shkëmbyer, dhe akuza nuk mund të cilësohet si trafikim seksual.

Por gjyqtari Robert Sweet ka thënë në vendim, i cili është publikuar të marten, se rasti mund të vazhdojë në gjykim – vendim ky që mund të vendos precendent ligjor.

Sweet shkori se ani që rasti nuk është ‘tipik i trafikimit seksual’, Noble mund të ndërtojë argument valide që Weinstein e ka shkelur edhe ligjin kundër trafikimit seksual.

Ligji aplikohet ndaj të pandehurve që kanë joshur gratë në pretendime të rreme, me premtime të vlefshme, për qëllime seksuale’, dhe akuzat tregojnë që ka dëshmi të ‘sjelljes së qëllimshme dhe qëllime mashtruese’ shkruan në vendim.

Noble e akuzon Weinstein që e ka ftuar në dhomën e tij në Kanes, në jug të Francës për të biseduar rreth një roli në një film të cilin ai i kishte thënë që donte të ia jepte asaj. Ai pastaj, sipas akuzës, e ka kapur atë dhe e ka detyruar të kryejë akt seksual në banjon e dhomës – duke premtuar pastaj që njerëzit e tij do ta thirrnin për punën, gjë që s’kishte ndodhur kurrë.

‘Për një aktore të re, të takosh një producent të njohur botërisht, është e vlefshme’ Shkroj gjyqtari. ‘Mundësia për t’u ulur dhe biseduar me të për një rol të mundshëm mban vlerë sepse mund të ndryshojë jetën e aktores’.

Weinstein, i cili akuzohet nga dhjetëra gra, ka mohuar që ka detyruar dikë të bëjë seks me të.

Shpërndaje në: